SHPËRNDAJE

Çdo fshat, siç dihet, ka të mirat e saja. E kur flasim për Luginën e Preshevës, çdo fshat është i bukur me njerëz të mirë, mikëpritje të pastër, besa besë e atdhetarë. Kësaj here, nuk po ndalemi në histori të këtyre fshatrave, por për një gjest tjetër human, që ka filluar po sot e hënë e 04 majit, në njërin nga fshatrat e kësaj etnie. Nuk është e lehtë të thuhet, se njëri nga fshatrat e Luginës së Preshevës është më i miri se tjetri, kjo është njejt, sikur të thuhet, se shkronja A është më e mirë se shkronja B, ose ndoj shkronjë tjetër, secila ka rolin e vet dhe prandaj është alfabeti. Strezoca, është një fshat jo edhe aq i madh i komunës së Preshevës, por në këtë fshat si nëpër shumë fshatra të Luginës së Preshevës, ka bëmirës e personalitete, që i kanë dhënë të mira kombit. Është për të vlerësuar dhe njihet në këto treva, se ky fshat ka pasur e ka një rini të shëndoshë, punëtorë dhe atdhetarë. Mbi të gjitha, nga ky fshat siç dihet, ka dhënë jetën për flamurin kuq e zi dëshmori, Mita Musliu, gjithashtu ka pasur një numër të madh të çlirimtarëve, jo vetëm në UÇPMB, por edhe në UÇK. Shpirti i këtyre banorëve është paqe, atdhedashuri, respekt, besim e bëmirësi. Edhe pse mundet të thuhet, sepse edhe shihet, nuk ka ndoj zhvillim apo ndihmë, që iu ka dhënë për të veçuar nga pushtetet lokale, megjithate, ky fshat, dallohet për nga atdhetarët e bëmirësit. Jemi mësuar të shohim investime të ndryshme për të mirën e shoqërisë në ato anë, por në anën tjetër, si duket, jo edhe aq shumë kujdes për varrezat, përjashto disa fshatra dhe Preshevën, lagja e njohur në ato anë Llapinca. Çdo fshat i kësaj etnie ka varrezat, dikush më mirë të rrethuar e me ndoj pemë e lule, por ka edhe nga ata, që nuk i kanë si duhet, por nuk është kurrë vonë, që të kujdesemi të gjithë të investojmë, që ti kemi varrezat e mira, se tekefundit, një ditë do të ndahemi nga kjo botë dhe atje do të jemi të përjetshëm. Kjo temë paksa është edhe e ftoftë të shkruhet apo të diskutohet, por më ka ra mua si banorë i asaj ane, në disa fshatra, por edhe në qytet, që kam marrë pjesë në varrime, për të shkuar deri tek varri i një të afërmi, duhet të vendosim këmbën nëpër varre të tjera, sepse nuk ka ndoj rregull. Besoj, se ka ardhur koha, apo edhe jemi vonuar, që të kujdesemi për varrezat. Është për të vlerësuar apo për të marrur si shembull dhe për ti dhënë meritat xhamisë së Preshevës në lagjen Llapinca Xhamia „Ebu Beker Es-sidik“ me imam Sevdail Jakupi, ku kryesia e kësaj xhamie, ose kryesitë e kaluara, ose saktësisht, kryesia e asaj kohe që ishte për fat të mirë, që të ndërtohen edhe xhamia dhe ky projekt me vullnetmirë së bashku edhe me imamin i rregulluan varrezat e reja, ku vërtet është për ti marrur lakmi. Këtu kontribuan shumë bëmirës. Respekt të gjithë atyreve që kontribuan në kryesitë e xhamive, vullnetmirë e kështu me radhë. Padyshim, se perendia do ti shpërbleje me të mira. Gjithçka është e shkëlqyer. Ka një organizim të mirë, që duhet përshëndetur për shumë herë. Për këtë temë, sigurisht se do të isha zgjeruar edhe më shumë, por po ia lëmë kohës. E tani, do të ndalem, në një projekt tjetër të mirë, të fshatit Strezoc, komuna e Preshevës, ku sot, kanë filluar të realizohet projekti i varreve të reja. Të gjithë së bashku janë mbledhur, diaspora dhe bashkëfshatarët, por edhe bëmirës të tjerë, që të kryejnë projektin. Secili me mundësitë e veta. Fshati Strezoca siç dihet ka disa mahalla, ose lagje, çdo mahallë ka caktuar një përfaqësues që të grumbulloj mjete për të realizuar projektin. Gjithashtu, duhet përmendur me plot meritë edhe Shoqatën Humanitare „Strezoca“ në Zvicër, pastaj mërgatën në Belgjikë, Francë, Austri, Gjermani, kudo, që ka bashkëfshatarë të këtij fshati, që janë solidarizuar.
Po kush ishte ai zemër bardhë, ai shpirt mjaltë, ai bëmirës, që fali tokën me 40 ari për varreza?
Sigurisht, se do të kishte edhe bashkëfshatarë të tjerë ndoshta, që do të donin të jepnin apo kishin dashur të japin për këtë projekt tokë, por të gjithë e kanë përkrahur këtë bëmirës të këtij fshati, që jeton në Francë, që e kishte pasur moti në zemër, që një ditë të falë tokën dhe do të kontribuoj edhe më tutje për të mirën e fshatit. Ai ka bërë edhe barjtjen e pronës për varreza. Ndoshta edhe nuk do të kishte dëshirë të përmendej, por për hirë të opinionit, por e përmendim. Sepse shumë bëmirës nisen nga ajo, që jep ndihma, por të mos bëhet shumë publicitet, pra dora e majtë e jep e djathta të mos e sheh.

Është Haxhi Jupa Ejup Aliu i cili jeton dhe vepron me familje në Francë, bëmirësi, që fali tokën me 40 ari për varrezat e fshatit. Duke e ditur, se ky fshat është stërngarkuar me varrezat që i ka për momentin. Vendi i varrezave është dushki i Kajës që banorët e asaj ane e dijnë se ku janë.

E sot, është një ditë e veçantë, në këtë muaj të bekuar, që të filloj puna. Puna për të realizuar projektin iu është besuar, mjeshtrit të njohur, jo vetëm në Luginë, por edhe më larg, z.Agim Hasani, një familjarë, një atdhetarë dhe mbi të gjitha një bëmirës i cili me shumë mirëkuptim ka arritur ujdinë me organizatorët, se si do të ishte më së miri të realizohet projekti. Me një fjalë, fshati Strezoc, brenda pak muajve, do të ketë varrezat e reja me një projekt të mirë. Është përmendur dhe përmendet, se edhe varrezat tregojnë kulturën e një kombi, qyteti, apo fshati. Në kuadër të këtij shkrimi, kisha dashur, të zgjerohem shumë për rëndësinë e varrezave, por po kujtoj se ka personalitete, që shkruajnë edhe libra për varrezat.
Të gjithë e dijmë, se varrezat nuk janë vende për t’u vizituar nga turistët, por ato vizitohet nga familjarët që e kanë ndoj të dashur të vdekur po në ato varreza. Bëjnë lutje e kështu me radhë. Sa mirë, të jetë ndoj pemë e bukur, lule e kështu me radhë. Është blogeri i udhëtimit Loren Rhoads ai që ka publikuar librin “199 varrezat që duhet të shikoni përpara se të vdisni”, duke treguar me detaje se çfarë i bën të veçanta këto varreza. Z. Rhoads ka bërë një libër ku ka përmbledhur varrezat me panoramën më të bukur. Mes tyre është dhe varreza në Malin Koja të Japonisë, ku 10 000 fenerë ndriçojnë pyllin apo varreza Kombëtare e Arlingtonit në SHBA, ku pemët e qershisë lulëzojnë në pranverë. Apo varre të tjera në shtetet të ndryshme të botës. Është për të veçuar varrin e Profetit Muhamedit alejhi selam, vendi ku ai pushon në Medina, Arabi Saudite, vizitohet nga miliona myslimanë çdo vit dhe konsiderohet si vendi i dytë më i shenjtë pas Qabesë, ndërtesa e famshme me kuba të zinj në Mekë. Me një fjalë, banorët e këtij fshati, përveç këtij projekti të varrezave, kanë edhe projekte të tjera dhe besojnë shumë, se bëmirësit do ti përkrahin, por edhe pushteti lokalë. Në lidhje me këtë lajm të mirë për banorët e asaj ane, konkretisht për banorët e fshatit Strezocë/Ashanë, siguruam burime të sigurta nga mërgimtarë veprimtarë, që jetojnë në Zvicër e që janë edhe pjesë e Shoqatës Humanitare „Strezoca“ me seli në Zvicër. Sigurisht, se ka mbetur edhe shumë gjëra pa shkruar për këtë projekt të mirë, por besojmë, se do të kemi rastin, që mediat lokale, që janë andej, kur të realizohet komplet projekti, do të bëjnë një reportazh dhe do të sqarojnë më në detaje. Shifrën e mjeteve të grumbulluara me emër dhe mbiemër e kemi të siguruar nga bëmirës të Shoqatës Humanitare „Strezoca“, por nuk po e pasqyrojmë, sepse është në FB të kësaj shoqate dhe ndoshta dikush nga ata që kanë kontribuar nuk duan që ti përmendet emri në media, pra po respektojmë privatësinë. Kam një fjalë, edhe unë, si pjesë e atij fshati, ku edhe jam krenarë, t`i përgëzoj bashkëfshatarët, për këtë projekt. Duhet kujtuar, se ky fshat ka pasur edhe shkollën fillore tëtëvjeçare, por tash është katërvjeçare. Presim edhe ditë më të mira për këtë fshat, ku do të punohet edhe më shumë, sepse vërtet e meriton. Mërgata e fshatit Strezoc është e zotuar, të kontribuoj, por padyshim, presin edhe pushtetin lokal, që ti mbështes me projekte të radhës dhe kanë shumë besim, se do të realizohen. Ditë të mira po vijnë! Fotot janë marrë me leje nga veprimtarë të Shoqatës Humanitare „Strezoca“, që të ilustrohet teksti dhe të mësohen më shumë lexuesit me projektin në fjalë. Punë të mbarë e zoti ju shpërbleftë me të mira, secili që ka kontribuar, kontrobuon, apo folë vetëm fjalë të mira, sepse nuk e ka mundësinë që të kontribuoj qoftë me mjete se nuk i ka, apo me punë, se shëndeti nuk i bënë. Zoti e shpërbleftë me parajsë edhe bashkëfshatarin tonë haxhi Ejupin, që dha tokën për varreza. Fjala më e mirë e mundshme për të përmbyllur këtë shkrim përshkrues për projektin në fjalë, është, bashkëfshatarë, mos u ndalni, mërgimtarë, të investoni edhe në shkollim të brezit të ri, që të kemi shkencëtarë, mjekë, mësues, se ky fshat ka pasur, ka e do të ketë atdhetarë, që kurrë nuk do të ndalen për të mirën e asaj toke, të Peonisë Dardane. Përgaditi: / Dashnim HEBIBI, presheva.com/