SHPËRNDAJE

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi uron mësimdhësit me rastin e 7 Marsit ditës së mësuesit.

Të dashur mësues/e, sot është 7 Marsi- Dita e Mësuesit, Sot me rrespektin më të madh perkujtojmë kontributin tuaj për arsimimin shqip në mbarë trojet Shqiptare.

Sot, në ditën e Mësuesit, nuk do ta kujtojmë vetëm dijen që na keni dhënë por edhe që na mbollët shumë dashuri dhe rrespekt ndaj njëri tjetrit.

Urime Mësuesve Shqiptarë këtë ditë feste, duke shpresuar në arsimim sa më cilësor edhe në gjeneratat e reja dhe mirënjohje dhe rrespekt për figurën e shenjtë të Mësuesit, thuhet në mesazh urimin e kryetarit Shqiprim Arifi./presheva.com/