SHPËRNDAJE

Teuta “21 -vjeçare” Teuta Krasniqi është njëra ndër aktoret më të pëlqyera nga publiku shqiptar, e cila sot feston ditëlindjen e saj të 36-të.

Aktorën e ka uruar kolegia dhe mikja e saj e zemrës, Albulena Kryeziu. Kryeziu në llogarinë e saj “Instagram” ka publikuar dy fotografi, njëra tregon një bisedë në “viber” me Teutën, ku kjo e fundit këmbëngulë se ka vetëm 21 vjet, ndërsa në fotografinë tjetër Albulena e ka uruar Teutën.

“Gëzuar ditëlindjen. Te dua shuuuume pise jeme”, ka shkruar Kryeziu mbi foto duke e etiketuar Teutën. Teuta Krasniqi është protagonistja e filmit “Një tregim Prishtine”. Premiera e të cilit u dha më 21 korrik në “PriFest”. Aktorja Teuta Krasniqi është e martuar me Adonis Morinën dhe është nënë e dy vajzave, Tarës dhe Kaias.