SHPËRNDAJE

Georgina Rodriguez thuhet se është shtatzënë dhe në pritje të fëmijës së saj të dytë me superyllin e Juventusit, Cristiano Ronaldo.

Bukuroshja ka qenë e pranishme në Estadio de la Luz të hënën mbrëma për ta ndjekur të dashurin e tij teksa luante për përfaqësuesen e Portugalisë.

E përditshmja portugeze Correio Da Manha ishte gazeta e parë i publikoi thashethemet pa përfunduar ndeshja duke u bazuar në veshjen e Georginas, ku dukej sikur barku ishte i fryrë.

Ronaldo u lëndua në atë ndeshje dhe u detyrua ta lëshonte fushën pas gjysmë ore lojë dhe do t’i mungojë një kohë futbollit.

Deri më tani, as 25-vjeçarja e as Cristiano nuk kanë komentuar asgjë lidhur me thashethemet për shtatzëni. CR7 ka një fëmijë me Georginan, si edhe tre fëmijë të tjerë të lindur nga nëna surrogate.