SHPËRNDAJE

Gjatë një seance stërvitore të ekipit të Klubit Futbollistik Lugina në terenin e gjelbër asistoi edhe kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.

Kryetari Arifi gjatë bashkëbisedimit që kishte me drejtuesit e këtijë klubi ka premtuar se do të vazhdojë përkrahjen institucionale ndaj KF Lugina.

Shqiprim Arifi poashtu ka folur edhe për investimet që do të bëhen në terrenet sportive.

Drejtuesi i pushtetit lokal ka kërkuar nga KF Lugina që këtë vit kalendarik të jenë më të fokusuar dhe të arrin të jetë vit i suksesit duke u radhitur si ekipi më i mirë i Ligës së Rrethit të Pçinjës./presheva.com/