SHPËRNDAJE

Përfaqësues të Listës Srpska, në ditën e dytë të vizitës në Berlin, kanë zhvilluar një takim me këshilltarin e kancelares gjermane, Angela Merkel, Matias Lutenbergom.

Asociacioni i Komunave më Shumicë Serbe, dialogu në mes të Beogradit dhe Prishtinës si dhe taksa 100% e vendosur për mallrat serbe, ishin tri temat që u diskutuan në këtë takim.

Përfaqësuesit politikë të serbëve theksuan se deklaratat e fundit nga krerët shqiptarë dhe vendimet që janë kundër vazhdimit të dialogut nuk kontribuojnë në zbutjen e tensioneve në terren.

“Është nënvizuar gjithashtu se populli serb në Kosovë dëshiron të jetojë pa frikë, në një mjedis të sigurt, pa presion që për shkak të rrethanave aktuale politike ndihet në jetën e përditshme. Interesat e serbëve në Kosmet janë paqe dhe stabilitet dhe prandaj është gatishmëria jonë për të bërë gjithçka për të siguruar paqen”, thuhet në njoftimin e Listës Srspka.

Kur u pyetën për marrëdhëniet e listës serbe me Beogradin zyrtar, përfaqësuesit politikë të serbëve u përgjigjën qartë se kjo marrëdhënie është e natyrshme dhe në nivel të lartë.

“Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq është në komunikim të vazhdueshëm me ne, sepse ai dëshiron që gjithmonë të marrë parasysh pikëpamjet tona dhe mendimet për vendimet e marra të kontribojnë në një pozitë më të mirë të popullit serb në Kosovë”.

Në ditën e dytë dhe të fundit të vizitës, delegacioni i Listës Serbe do të takohet me deputetët e Bundestagut Josip Juratović dhe Manuela Sarazin.