SHPËRNDAJE

Stacionet shëndetsore në Bashkësitë Lokale Leran, Miratoc dhe Raincë si dhe ambulancat në Rahovicë, Corroticë, Stacion Hekurudhorë dhe Ashanë nga data 02.03, ditë e hënë do të jenë në dispozicion dhe do të punojnë çdp ditë me orar të caktuar.

Lajmin e ka konfirmuar për portalin preshevacom drejtori i Shtëpisë së Shëndetit Presheva në Preshevë, Driton Salihu. Salihu ka publikuar edhe Statistikat javore për shërbimet në Shtëpinë e shëndetit “Presheva” në Preshevë prej datës 24.02 – 01.03.2020. Praksa e përgjithshme ka pranuar 1197 pacientë ku ka realizuar intervenime intramuskulare 399 raste, infuzione 51, lidhje 35 dhe ka patur EKG 7 raste.

Tek ndihma Ndihma e shpejtë janë evidentuar 290 pacientë me intervenime intramuskulare 230 raste, infuzione 25, EKG 21 dhe dalje në teren 8.

Ndërsa në Pediatri ka patur 711 kontrollime me pacientë në parashkollorë dhe shkollorë, 210 intervenime dhe 55 këshillimore.

Dhe në reaprtin e Stomatologjisë sipas këtijë raporti javorë janë evidentuar 504 kontrollime stomatologjike me 58 pllombime dhe 44 nxjerrje dhëmbi, thuhet kështu në Statistikat javore për shërbimet në Shtëpinë e shëndetit “Presheva” në Preshevë./presheva.com/