SHPËRNDAJE

Projekti për rregullimin e stadiumit të qytetit ka vlerën prej 3 milion eurove, andaj këto mjete duhet të sigurohen nga donatorë ndërkombëtarë gjatë vitit 2020-2021, ka thënë kështu për preshevacom kryetari i komunës, Shqiprim Arifi.

Ky projekt është i domosdoshëm për tu realizuar si kërkesë imediate e të rinjëve preshevarë thotë Arifi.

Komuna e Preshevës gjatë kësaj kohe ka përfituar donacione nga fondet e Bashkimit Evropian të cilat janë të pakufizuara.

Këto fonde sigurohen përmes zyrës për investime publike ku edhe komuna e Preshevë gjatë dy viteve të fundit ka qasje në këto donacione thotë i pari i Preshevës,Shqiprim Arifi./presheva.com/