SHPËRNDAJE

“Çdo ndihmë për këto tri komuna është e mirëseardhur. Hapja e Zyrës është një vendim politik që nxit komente të ndryshme në opinionin tonë dhe perceptohet si një provokim i bisedimeve të ardhshme në Bruksel.

Sa më përket mua, unë pres që ndihma shtesë për komunat nga Zyra do të përmbushë pritjet e popullsisë shqiptare në realizimin e projekteve lokale” ka thënë për Novostin Zoran Stankoviç, kryetarë i Trupit Koordinues të qeverisë së Sërbisë për komunat e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës.
Ai shton se Trupi Koordinues do të vazhdojë të realizojë projekte në të gjitha fushat e rëndësishme për mirëqenien e qytetarëve të këtyre komunave, si dhe se Republika e Serbisë i kushton vëmendje të veçantë ofrimit të ndihmës për këto qeveri lokale, dhe “monitoron intensivisht aktivitetet politike dhe të tjera”. Është e gatshme që në çd moment ti përgjigjet të gjitha sfidave në interes të qytetarëve të vendit tonë, ka përfunduar Stankoviç.
Pas formimit të qeverisjeve gjithshqiptare në Bujanoc dhe Preshevë shqiptarët e Jugut të Sërbisë do të mund të paraqiten me kërkesë për formimin e Asociacionit të komunave shqiptare në Sërbi, e cila do të jetë krahas Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë, shkruan e përditshmja beogradase Novosti.
është rastësi shkruan Novosti, që kjo ide është duke u përpunuar në momentin kur Beogradi këmbëngul që çështja e formimit të AKS në Kosovë të gjendet në tryezën e Brukselit, të cilën Prishtina vazhdimisht e injoron.
Deputeti i Partisë Përparimtare Serbe nga Bujanoci, Nenad Mitroviç i ka thënë këtij mediumi se ndaj udhëheqësve lokalë shqiptarë “që shkojnë në Tiranë për të marrë mendime” po ushtrohen presion, duke marrë parasysh që dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse ka vazhduar në Bruksel.
“Javën e kaluar, tre deputetë nga parlamenti republikan i Serbisë nga lista e bashkuar shqiptare vizituan përsëri Tiranën.
Gjithçka tregon se ky është një lloj provokimi dhe presioni dhe ka gjithnjë e më shumë spekulime rreth formimit të një Asociacioni të shqiptarëve në jug të Serbisë.
Kjo akoma nuk është plasuar si një kërkesë zyrtare, por nga disa burime shqiptare është konfirmuar se është duke u folur me të madhe rreth kësaj çështje në relacionin Prishtinë – Tiranë” ka thënë Mitroviç për “Novosti-n”.
Përfaqësuesit e shqiptarëve të tri komunave në jug të Serbisë, dy vjet më parë miratuan deklaratën ku kërkohej nga Beogradi, Prishtina dhe Brukseli të përfshiheshin në procesin e negociatave, si dhe në dokumentin e marrëveshjes përfundimtare të futet zgjidhja statusit të pakicës shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë./Presheva.com/