SHPËRNDAJE

“Presheva, Bujanoci dhe Medvegja kanë qenë, janë dhe do të jenë pjesë përbërëse e Sërbisë, këtë e kam thënë me miliona herë, ndërsa ata që nuk kanë çka të thonë let flasin për shkëputje, bashkangjitje përfshirë edhe teritorin e Kosovës dhe Metohisë” kështu është shprehur sot kryetari i Trupit Koordinues Zoran Stankoviç pas takimit që ka patur me kryetarin e Komunës së Bujanocit Shaip Kamberin.

Sa i përket seancës së sotme të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës në të cilët është diskutuar për Luginën e Preshevës, Stankoviç ka thënë se, do të ishte falënderuese nëse ajo do ti kontribuojë një mirëkuptimi ndërmjet qytetarëve të Prishtinës dhe qytetarëve të Preshevës Buajnocit dhe Medvegjës dhe mjetet e paralajmëruar të shpenzohen për të mirën e qytetarëve të këtyre tri komunave./presheva.com/