SHPËRNDAJE

Kryetari i Trupit Koordinues për jug të Serbisë Jugore, Zoran Stankoviq, tha se në atë pjesë të Serbisë nuk kërcenohet me konflikt të armatosur dhe se strukturat e sigurisë kryejnë detyrat e tyre shumë mirë pavarësisht faktit se, siç tha ai, “lufta po shpallet në atë zonë”.

– Unë them kategorikisht se kjo nuk do të ndodhë, tha Stankoviç për mediat e Beogradit transmeton presheva.com, duke komentuar situatën dhe tensionit të rritur në publik pas lajmit se përfaqësuesit e shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanci kërkuan që Kuvendi në Prishtinë të miratojë një rezolutë që do të mbështesë kërkesën e tyre për t’u bashkuar me Kosovën./presheva.com/