SHPËRNDAJE

Kryetari i Trupit Koordinues i Qeverisë së Serbisë për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Zoran Stankoviq ka thënë, në lidhje me pretendimet e shqiptarëve që Serbia ka nënshkruar “marrëveshjen e Konçulit” dhe kështu ka amnistuar të gjithë pjestarët UÇPBM-dhe ka thënë se ata po keqinterpretojnë dokumentet e nënshkruara dhe se duhet përsëri ti lexojnë ato.

Ai theksoi se shteti është i detyruar të respektojë të gjitha ato që Beogradi ka nënshkruar me bashkësinë ndërkombëtare në lidhje me vendosjen e paqes dhe stabilitetit në tri komunat.

– Sigurisht, para së gjithash, githçka që është paraparë nga Kushtetuta, ligjet dhe konventat mbi të drejtat e minoriteteve ne jemi të obliguar të respektojnë dhe atë e bëjmë punën e përditshme. Ata që keqinterpretojnë dokumentet e nënshkruara u them atyre që ta lexojnë përsëri tha Stankoviç, transmeton presheva.com.

Sipas tij, çdo manipulimi politik ka për qëllim të shqetsoj popullatën dhe për të shemb besimin që është vendosur me shumë përpjekje dhe punë për vite me rradhë./presheva.com/