SHPËRNDAJE

Messi

Barcelona me fitore ndaj Atletico Bilbaos ka marrë kreun e Primeras në Spanjë, ka një pikë më shumë se Real Madridi i cili ka mbajtur kryesimin e tabelës gjatë kohë.

Më meritori për këtë fitore ka qenë Messi i cili sot ka shenuar hat-trick.

Ky është hat-trick i tij i 24 në Primera, nuk ekziston lojtar që ka më shumë se ai. Cristiano Ronaldo deri tek kjo xhiro ka pasë 23 hat-trick, Telmo Zara dhe Di Stefano kishin nga 22.

Messi sot ka kaluar edhe shifrën prej 40 gola në sezonë, kjo është hera e gjashtë që një lojtar kalon radhazi shifrën e 40 golave të shenuar.

Sot Messi ka kaluar edhe Ronaldon për numrin e golave të shenuar dhe asistimeve së bashku. Në pesë ligat e Evropës, Messi ka 42 gola dhe asistime së bashku, Ronaldo ka 40, Lacazzete 25, Robben 24.

Kjo nuk është e tëra, Leo Messi ka marrë pjesë në 22 gola të Barcelonës këtë vit. Asnjë ekip nuk ka shenuar kaq gola në Primera në vitin 2015.