SHPËRNDAJE

Në bazë të statistikave javore për shërbimet në Shtëpinë e Shëndetit “Presheva” në Preshevë prej datës 02.03 – 08.03.2020.

Praksa e përgjithshme ka pranuar 1111 pacientë ku ka realizuar 341intervenime intramuskulare, 43 infuzione dhe 7 EKG.

Ndërsa në Ndihmën e shpejtë janë evidentuar 389 pacientë ku ka patur 29 intervenime intramuskulare, 56 infuzione, 35 raste EKG dhe 28 lidhje.

Në repartin e Pediatrisë ka patur 847 kontrollime me pacientë në parashkollorë dhe shkollorë, 250 intervenime dhe 61 këshillimore.

Ndërsa në repartin e Stomatologjisë janë evidentuar 535 kontrollime stomatologjike me 61 pllombimedhe 55 nxjerrje dhëmbi, sipas statistikave javore në Shtëpinë e Shëndetit “Presheva” në Preshevë./presheva.com/