SHPËRNDAJE

Sergio Ramos vazhdon me rekorde, edhe pse pavarësisht që është qendërmbrojtës, ai shënon shumë shpesh. 

Në stadiumin El Sadar të dielën, kapiteni i Real Madrid bëri atë që e bën më mirë, duke shënuar edhe një herë dhe duke e vënë një shenjë edhe në këtë stadium.

Ramos tashmë ka shënuar në pothuajse çdo stadium në La Liga Santander.

Stadiumet që Ramos ka arritur të festojë janë: Jose Zorrilla, Reale Arena, Benito Villamarin, El Sadar, La Rosaleda, Butarque, Gran Canaria, Montilivi, Ipurua, Balaidos, Wanda Metropolano, San Mames, Mendizorroza, Mestalla, Son Moix, Ciutat de Valencia, Coliseum Alfonso Perez, RCDE Stadium, Camp Nou dhe së fundmi në El Sadar.

Në fakt, në këto 20 stadiume, Ramos ka arritur një total prej 28 golash, jashtë Santiago Bernabeut në La Liga.

Ramos ka shënuar më së shumti gola në Sanchez Pizjuan (tri), ndërsa nga dy i ka shënuar në Camp Nou, RCDE Stadium, Coliseum Alfonso Perez, Son Moix dhe Mestalla.

Në 14 stadiumet e mbetura, 33-vjeçari ka festuar vetëm nga një gol.

Mbrojtësi debutimin e tij te Real Madridi e bëri në edicionin 2005/06, dhe që nga 10 shtatori 2015, ai ka realizuar 63 gola në La Liga.

Ramosit i ka mbetur vetëm edhe një stadium, ai i Granada që quhet “Nuevo Los Cármenes”.