SHPËRNDAJE

Duke pasur parasysh që është një mjedis kompleks multietnik, jugu i Serbisë është i ekspozuar rreziqeve të ekstremizmit të mundshëm dhe krimit të organizuar dhe gjithmonë ekzistojnë kërcënime të mundshme të terrorizmit dhe ekstremizmit, ka thënë Ministri i Brendshëm serb Nebojsa Stefanoviç të Premten gjatë vizitës së tijë në Vranjë.

Stefanoviç ka thënë se statistikat tregojnë se ekziston një tregues i uljes së veprave penale në territorin e mbuluar nga Departamenti i Policisë Vranje, duke shtuar se puna e shërbimit të policisë në këtë rreth nuk është e lehtë, ka bërë të ditur Juznevesti.

Stefanoviç, i cili është edhe Zëvendës Kryetarë i Qeverisë së Serbisë, gjatë vizitës së policisë së Vranjës, tha se siguria në jug është mesatrasisht e qëndrueshme. “Ne kemi një aparat të madh sigurie në këtë zonë që punon për të parandaluar kërcënimet nga rajoni që os të barten edhe në zonën tonë,”  ka thënë Stefanoviç.

“Krimi i organizuar nuk është i pranishëm vetëm në kryerjen e veprave kriminale në këtë rajon, por edhe në përpjekjen për të pastruar dhe injektuar një pjesë të parave nga trafiku i drogës në rrjedhat legale të Serbisë,” shtoi Stefanoviç.

Gjatë vizitës së tij në Vranje, Ministri i Policisë zhvilloi takime me udhëheqjen e qytetit dhe policisë, dhe vizitoi stacionet e policisë në Targovishte dhe Vladicin Han./presheva.com/