SHPËRNDAJE

Tashmë kemi pasur rastin të shohim se si shumë kreatorë shqiptarë dizajnojnë veshje për emra të njohur të industrisë botërore.

Për fustanet e punuara në Kosovë dhe dukjen e të famshmëve nën petkun e stilistëve shqiptarë, kanë raportuar edhe mediat ndërkombëtare.

Megjithatë, duke e parë si një trend që zhvillohet gjithnjë e më tepër, natyrshëm lind pyetja se si po vijnë deri te bashkëpunimet e tilla.

Stilisti i njohur nga Presheva që jeton dhe vepron në Prishtinë, Mr.Rex, ka thënë në një prononcim për Telegrafin se bashkëpunimet e tilla me emra të njohur ndërkombëtar, arrihen me pagesë.

“Unë kam pasur vet rastin që të kontaktoj me stilistët e ekipit të yjeve botërorë, të cilët kur i kam pyetur për bashkëpunim, më janë referuar se duhet të paguaj nëse duan që kreacioni im të jetë në trupin e të famshmëve”, ka thënë Mr.Rex.

Ai madje ka dërguar edhe një pjesë të bisedës së realizuar me personin përgjegjës, që dëshmon se si i është bërë oferta përmes WhatsApp.