SHPËRNDAJE

Student-AmbasadaSerb

Kryesia e USLP-së , zhvilloi një takim me ambasadorin e Republikës së Serbisë, z. Miroljub Zarić, të cilin e falenderojmë që gjeti kohë dhe na dha mundësinë e këtij takimi. Ky takim u realizua pas një shkrese, që USLP i ka drejtuar ambasadorit të Rep. së Serbisë në Tiranë, përmes së cilës i kemi paraqitur disa kërkesa. Në këtë takim, përveҫ njoftimit me rolin dhe funksionin e USLP-së si organizatë, paraqitëm edhe problemet dhe shqetësimet e studentëve të Luginës së Preshevës që studjojnë në Universitetet e Republikës së Shqipërisë. Gjat diskutimit u prekën ҫështje konkrete të cilat ndihmojnë në zhvillimin normal të jetës studentore duke kërkuar përkushtimin dhe ndihmën e tij për realizimin e tyre.

Ambasadori i konsideroi si të drejta këto kërkesa dhe na siguroi që për realizimin e tyre do t’i drejtohet edhe Beogradit zyrtarë. Ai tha se, ky nuk do te jetë takimi ynë i fundit duke shprehur gatishmërinë e tij për bashkëpunim. Duke shpresuar, që sëshpejti do të takohemi përsëri, ai na premtoi se në takimin e ardhshëm do të kemi përgjigjje konkrete. Për më tepër, ambasadori konfirmoi besimin e tij për bashkëpunime te frytshme duke pasur parasysh edhe nënshkrimin e disa marrëveshjeve mes Qeverisë Shqiptare dhe asaj Serbe. USLP është në pritje të përgjigjjeve konkrete duke shpresuar që kërkesat tona të mos mbeten vetëm në letër.