SHPËRNDAJE

Ministri i Drejtësisë Republikës së Kosovës Selim Selimi ka në rrjetin e tij social ka publikuar foton me studentët nga komuna e Bujanocit të cilët do të fillojnë praktikën profesionale në Ministrinë e Drejtësisë në R. Kosovës.
Postimi i Ministrit Selimi:
Që nga fillimi i muajit nëntor krejt këta studentë të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, që vijnë nga Komuna e Bujanocit do të fillojnë praktikën profesionale në Ministrinë e Drejtësisë. Kjo është vetëm njëra nga përmbushjet e zotimeve tona për mbështetjen e bashkëkombësve tanë që jetojnë në Serbi. E drejta për identitet kombëtar, arsim, zhvillim e punësim janë të drejta të patjetërsueshme të cilat Serbia nuk do të mund t’ua mohojë” ka shkruar Ministri Selimi.
Lajmin për studentët e Bujanocit e ka përshëndetur edhe kryetari i komunes së Bujanocit Nagip Arifi i cili ka thënë se,” Ishte një premtim i datës 7 tetor 2020 i ministrit Selimi për angazhimin e studentëve të juridikut në praktikë pranë Ministrisë së Drejtësisë, dhe sot mbajti premtimin e dhënë. Falemnderit ministër Selim Selimi, kurse studentëve tanë suksese!, ka thënë i pari i komunës së Bujanocit./presheva.com/