SHPËRNDAJE

Dy studentë nga komuna e Bujanocit që vazhdojnë shkollimin në universitete të Kosovës mendojnë se perspektiva për të rinjtë është e zbehtë. Samir Zeqiri, mendon se të rinjtë tonë po largohen nga ky vend për shkak të kushteve të mjerueshme, shkruan Titulli.com. “Bujanoci është një qytet që në rrethana normale duhet të prodhojë perspektive për qytetarët e saj, nëse ka komunë funksionale. Për momentin diskutimet që bëhem më së shumti nëpërmjet të rinjve janë se si do ta marrin mundësinë që të largohen nga ky vend, për shkak të kushteve të mjerueshme që kemi në komunën tonë”, theksoi Zeqiri për Titulli.com. Sipas tij ky fakt tregon se perspektiva për gjeneratat që vijnë sa shkon e zbehet duke pasur parasysh edhe diskutimet publike që bëhen. Mendim të ngjashëm ka edhe studentja Arlinda Veliu, e cila thotë se Bujanoci nuk sjellë të mira materiale dhe zhvillim në të ardhmen.

“Të jetosh në një qytet kaq të vogël dhe me mundësi të pakta e ndryshon perspektivën tënde për çdo gjë”, u shpreh Arlinda Veliu për Titulli.com. Ajo tha se rinia në Bujanoc nuk ka shumë mundësi për mu zhvillu dhe me krijua perspektivë për vetën e tyre dhe të ardhme më të mirë. Një pjesë e rinisë vlerësuan se komuna e Bujanocit së bashku me spektrin politik duhet punuar më shumë për krijimin e politikave që hapin perspektivë për rininë sepse ata po largohen nga vendi dhe përgjegjësia kryesore bie mbi institucionet dhe politikën./Titulli/