SHPËRNDAJE

Studentët nga Lugina e Preshevës me hapjen e kufijve me kufizime kanë shprehë edhe paknaqësitë e tyre.
Vështirësitë ata që i hasin me rregullat e reja CoVID-19 që i ka ndërrmarë qeveria e Kosovës për qytetarët e Luginës së Preshevës po i shprehin në rrjetet sociale.

Egzona Hajrullagu, studente nga Presheva ka ftuar qeverinë që ti hapin kufijtë.

Lexoni statusin e plotë:

“Kosovë, si çikë e luginës, kam qenë e izolume tan kohën e jo veç sot. Te ti kam ardhë edhe pse n’shtetin ku une jetoj diploma yte nuk m’njihet pas studimeve. Krejt çka m’njihni është “e huaj”, ama kjo nuk m’ka bo me t’dashtë ma pak e me ardhë me lan n’dorë t’fatit t’ardhmen time, me shpresë se ni ditë kan me ndryshu gjanat.

Kosovë, unë jam studente me etni shqiptare ama e huaj për ju, andaj sot mos m’kërko lejeqëndrim për me kalu kufinin sepse as këtë nuk na keni dhanë lehtë, e t’paktë janë ata që kan mund me marrë.

Kosovë, une jam studente e nuk mundem me pas as veturë e banesë personale n’Prishtinë, krejt çka kam asht’ dashni, libra e shumë shpresë se kemi me u hekë prej “karantinës” së njohjes për me jetu e vepru të lirë.

Mos na vështirësoni rrugën, hapni kufijt ashtu si duhet.”