SHPËRNDAJE

Rikthehen Stupcat me super skeçe, duke trajtuar me humor dhe ironi fenomene të ndryshme të shoqërisë sonë.

“Ndarja e posteve” është episoda e re e grupit të humorit, në një seri prej disa që do të dalin gjatë javëve të ardhshme.

Osman Azemi, Mensur Safqiu dhe Vedat Bajrami nuk ndalen së trajtuari tema nga jeta e përditshme e shoqërisë shqiptare.

Osmani vjen me rolin e trup rojës së ministrit, të cilin e luan aktori, Safqiu, i cili njihet për shumë role.

Vedat paraqitet në rolin e një qytetari që mirëpret në odën e tij ministrin, të cilët së bashku kujtojnë kohën kur ishin të rinj dhe më pas bëjnë ndarjen e posteve.