SHPËRNDAJE

Suarez

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez ka thënë se kurrë nuk e ka menduar më herët faktin se do të luajë në ndeshjen më të madhe në planet, atë kundër Real Madridit.
Luis Suarez ka thënë se kurrë nuk e ka menduar që do të luaj në ndeshjen kundër Real Madridit që ndryshe njihet si El Clasico.

“Unë kurrë nuk e kam menduar që do të luaj në një ndeshje me një madhësi kaq të madhe. Këtë herë, unë shpresoj që të marrim një rezultat më të mirë”, tha Suarez.

“Herën e fundit nuk e kam shijuar ashtu siç duhet El Clasicon. Këtë herë shpresoj që do ta shijoj më shumë”, përfundoi sulmuesi nga Uruguaji.