SHPËRNDAJE
16.03.2014. BEOGRAD, IZBORI, Izborno mesto Osnovna sskola 'Jovan Popovich' na Karamburmi. U Srbiji se odrzzavaju vanredni parlamentarni izbori, izbori za Skupsstinu grada Beograda. Snimio: Nenad Negovanovich

Subjektet politike shqiptare në Luginë të Preshevës përveç Marrëveshjes së nënshkruar në Tiranë më 16 janarë 2019 për pjesmarrje me një listë të përbashkët “Alternativa Demokratike Shqiptare” në zgjedhjet parlamentare në Sërbi të cilat do të mbahen më 26 prill, deri më sot nuk kanë ndërmarrë asnjë aktivitet të koordinuar bashkarisht në këtë drejtim.

Pas Partisë Demokratike e cila tashmë zyrtarisht është çertifikuar me numër 1 për zgjedhjet lokale, edhe PVD sot ka filluar grumbullimin e nënshkrimeve për çertifikimin e listës për zgjedhjet lokale.

Në postimin e PVD-së në rrjetin social ndër të tjerash thuhet se, “Partia për Veprim Demokratik dega në Bujanoc ka filluar sot me mbledhjen e nënshkrimeve për çertifikimin e listës për zgjedhjet lokale, njëkohësisht edhe për listën e përbashkët të subjekteve politike për zgjedhjet parlamentare”.

Lista zgjedhore e PVD-së për zgjedhjet lokale në Bujanoc do të quhet “Partia për Veprim Demokratik – Driton Rexhepi” ndërsa moto e zgjedhjeve do të jetë Bashkë mundemi.

Presheva.com ka arritur që të kontaktojë disa nga subjektet politike shqiptare nëshkruese në Tiranë, të cilat e kanë konfirmuar mungesën e koordinimit për mbledhjen e nënshkrimeve për zgjedhjet parlamentare.

Përveç PVD-së e cila në bazë të Marrëveshjes së Tiranës synonën nr.1 në Listën për deputet me kandidatin Shaip Kamberin, subjktet tjera nuk i kanë nominuar akoma kandidatët e tyre për deputet./presheva.com/