SHPËRNDAJE

Shurdhmemeci-01
Muharremi, një djalosht nga Turqia, shurdhmemec ka përjetuar suprizën më të madhe në jetën e tij ku të tërë fqinjët e tij kanë mësuar në fshehtësi gjuhën me shenja, karakteristike për shurdhmemecët.

Disa muaj një grup njerëzish nga kompania Samsung ka vendosur kamera të fshehta dhe ka mësuar fqinjët e tij me shenjat me të cilat komunikojnë shurdhmemecët.

Në ditën e surprizës së madhe ka ardhë motra e tij Ozlem duke e dërguar Muharremin në shëtitje. Situata të qëllimshme dhe të pregaditura në të cilat Muharremi has njerëz që kuptojnë komunikimin me të, e ka lënë atë të habitur.

Shurdhmemeci-02

Njerëzi e kanë përshëndetuar me “Mirëdita” në gjuhën e tij, deri sa tek furra lokale i ofron produkte, gjithashtu me gjuhën që ai e kupton dhe shumë raste të tjera.

“Si po e kuptojnë të gjithë gjuhën e shenjave përnjëherë” ka pyetur ai motrën e tij, si dhe u çudit kur edhe taksisti ka filluar të flasë dhe ta kuptoj.

Taksi e ka dërguar në qendër ku e pret edhe surpriza më e madhe…Shikojeni