SHPËRNDAJE

Publicisti Veton Surroi ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës ta trajtojë me maturi çështjen e sigurisë shëndetësore, për shkak të përhapjes së coronavirusit në Itali.

Surroi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se përhapja e coronavirusit në Itali shton gjasat e arritjes edhe në Shqipëri e Kosovë.

Postimi i plotë i Surroit:

“Një sugjerim Qeverisë së Kosovës:

Virusi korona tashmë ka mbërritur në Itali dhe gjasat nuk janë të vogla që të arrijë në Shqipëri, rrjedhimisht në Kosovë.

Do të ishte shenjë maturie dhe parandalim paniku që çështja e virusit të trajtohet si çështje e sigurisë shtetërore dhe që të ngrihet niveli i përgatitjes (përfshirë informimin publik) për parandalimin e përhapjes së tij” ka shkruar Surroi.