SHPËRNDAJE

Me 13 korrik 1878 u nënshkrua Traktati i Berlinit duke i dhënë Mali të Zi mundësi të zgjerohej kryesisht nga ana jugore që do të merrte krahinat e Tivarit, të Podgoricës, të Plavës, të Gucisë, të Rugovës si dhe aneksimin e Ulqinit.

Në mesin e gushtit 1878, një komision ndërkombëtar erdhi në Mal të Zi për të caktuar kufijt e rinj turko-malazez. Trimat si Ali pashë Gusija e Jakup Ferri nuk kishin ndër mend ti dorëzonin aq lehtë Plavën e Gucin Malit të Zi. Mirëpo, Plava e Gucia ranë në duart e malazezve në vitin 1912 , dhe në atë kohë këto zona ishin të banuara me shqiptarë.

Peripeci, donëse jo të tilla, banorët e Plavës e Gucisë hasin ende sot e kësaj dite, edhe pse sot janë vetëm pakicë kombëtare, si rezultat i emigrimit dhe asimilimit.

Emisioni “Gjurmët tona” i udhehequr nga Ilmira Lika, vizitoi këto qytete shiptare për të paraqitur statusin aktual të tyre.

Tahir Gjonbalaj lidhur me statusin e shqiptarëve në Plavë, për TV Teuta tregon se “emigracioni është një plagë e hapur” për Plavën e Gucinë kurse një ndër arsyet e emigirimit është se shteti i Malit të ZI po i kushton pak vëmendje këtyre vendeve.
“Në komunën tonë punësohen shumë pak ,ndodh ndonjë punësim nëpërmjet partive” deklaron Gjonbalaj, duke shtuar se pika kufitare në Bogiq e cila lidh Plavën me Deçan, do të ndihmonte shumë në zhvillimin e Plavës por thotë se “Mali I Zi nuk e ka bërë asnjë hap mbi këtë projekt që ka 18 km nga kufiri me Kosovën”. Më tej gjatë intervistës Tahir Gjonbalaj shton se “asnjë tabelë nuk është në gjuhën shqipe”edhe pse kjo gjë është e lejuar me ligj”. Ai më gjatë deklaron se ”çdo gjë që është e lidhur me shqiptarët është e zhdukur”në qytetin e Plavës dhe nëse nuk merren masa të shpejta, në histori do të thuhet se në Plavë dikur kishte banorë shqiptarë.