SHPËRNDAJE

Analisti politik Ramush Tahiri ka thënë se Qeveria Kurti duhet ta heqë taksën gjatë kësaj jave.

Ai ka thënë se në rast se nuk e heq taksën, atëherë kjo qeveri mund të mos vazhdojë tutje.

“Këtë javë duhet të jetë vendimi për heqjen e taksës. Nuk është normale në marrëdhëniet ndërkombëtare mes shteteve. Është masë politike që e bllokon një marrëdhënie ekonomike. S’kemi asnjë përkrahje ndërkombëtare për taksën”, ka theksuar Tahiri për RTK.