SHPËRNDAJE

Analisti i njohur kosovar, Ramush Tahiri, ka thënë se Serbia nuk ka ndryshuar as strategji, as taktikë sa i përket Kosovës.

“Që nga koha e knezhevinës e deri më sot, Serbia gjithmonë e ka luajtur të njëjtë lojën duke i akuzuar shqiptarët si prishës të sigurisë”, ka thënë ai.

Më pas, Tahiri ka thënë se edhe gjatë kohës së Perandorisë Osmane çdo zënkë ndërmjet fshatarëve e konsideronte si zullum dhe shqiptarët dënoheshin dhe problemi interenacionalizohet.

“Ata duan t’i paraqesin shqiptarët që nuk dinë të bëjnë e të mbajnë shtet, se nuk janë ndërtues të rendit dhe të ligjit. Serbia dëshiron ta bëjë internacional problemin e Kosovës, duke ngritur paragjykime dhe këtë e lidhin me Asocacionin si një lloj autonomie brenda Kosovës”, tha tutje Tahiri, në RTK.

Sipas tij, Serbia dëshiron njëfar autonomie me Asociacion si në Republikën Serbe, si një pushtet të dytë.

“Ata duan ta bëjnë Kosovën jo funskionale dhe kjo pjesa që mbetet as mos t’i bashkohet Shqipërisë e as të bëhet shtet funksionale. Involivimi i Serbisë në çështjet e brendshme të Kosovës ka për qëllim që Asociacionin ta kthej në autonomi brenda Kosovës dhe që ka lidhje të veçantë me Serbinë dhe Kosova të defunksionalizohet si shtet”, theksoi Tahiri.

Duke komentuar ndërhyrjet e fundit të Serbisë dhe deklaratat e ashpra të Beogradit zyrtar, Tahiri thotë se qëllimin është që BE-ja ta detyrojë Kosovën në krijimin e Asociacionit.