SHPËRNDAJE

Të dashur shqiptarë nga Presheva me vatrat tjera dhe qytetarë të Republikes se Kosovës! Ne kemi vetëm punën e SHËRBETORËVE që të ua kryjme kërkesat që u takojnë si studentë e bashkombas që jemi të cilët gjindeni në Kosovë.

Shumë shpejt do të merret vendim nga Ministria e Punëve të Brendshme, i cili vendim nuk ka mundur të realizohet nga asnjë ministër i mëparshëm i MPB-së qe 7 vite?!

Së bashku në koordinim me ministrin e Punëve të Brendshme dhe me kërkesën e shumtë të banorëve të asaj treve, duke pasur takime të shpeshta e duke insistuar çdo ditë, ne kemi marrë vendim që ka të bëj me qytetarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit të cilët nuk do të kenë më nevojë të aplikojnë çdo 1 vit për Lejeqëndrim, por një herë në 5 vite.

Tani shpresoj se Kryeministri e ka parasyshë këtë pune sebashku me ministrin. Të pakten kësaj radhe të reflektojmë me seriozitet të lartë.

E dyta, kërkoj nga i gjithë populli shqiptarë dhe Shteti Shqiptarë me Republiken e Kosovës, që të krijojmë një ( FOND) vetëm për ato treva me shqiptarë ne raste të renda kur jeta e tyre është ne pyetje. Tungjatjeta Jem Shqiptarë

Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.