SHPËRNDAJE

Ushtruesi i detyrës së kryeparlamentarit në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferi pritet që sot të rizgjedhjet në këtë detyrë.

Ai për sot ka konvokuar vazhdimin e seancës konstituive në të cilën duhet të zgjidhet kryetar i shtëpisë ligjdhënëse.

Sipas marrëveshjes mes LSDM-së dhe BDI-së për koalicionin qeveritar dhe për shumicën parlamentare, kryetar i përbërjes së re të Kuvendit do të jetë Talat Xhaferi i cili edhe deri tani ishte në këtë funksion.

Zgjedhjen e Xhaferit për sot e paralajmëroi kreu i BDI-së, Ali Ahmeti pas mbledhjes së mbrëmshme të Këshillit qendror të partisë, në të cilën u konfirmua marrëveshja e koalicionit me LSDM-në dhe u njoftuan emrat e kandidatëve për ministra në qeverinë e re.

Pritet propozimi për zgjedhjen e Xhaferit spiker i kuvendit të dorëzohet në Parlament me nënshkrimin e 20 deputetëve. Kryetari i Kuvendit zgjidhet me të paktën 61 vota nga numri i përgjithshëm i deputetëve.