SHPËRNDAJE

Jo gjithmonë kushtet e përsosura janë ato të cilat na bëjnë të jemi të lumtur, na bëjnë që të përparojmë dhe avansojmë në jetën tonë.

Banorët e Malësis së Bujanocit vite me radhë po përballen me kushte të vështira sicio-ekonomike, megjithatë ata po gjejnë mënyra se si ta tregojnë talentin e tyre duke shfrytëzuar natyrën.

Nxënësit e shkollës fillore “Migjeni” paralelja e ndarë në fshatin Suharnë Komuna e Bujanocit përmes një punimi të bër nga bora, apo siç e kanë quajtur “Këpuca e Lulit të vocërr” kanë përcjellur një porosi tek moshatarët e tyre dhe opinion i gjerë, se pamvarësisht kushteve ekonomike dhe arsimore me të cilat ballafaqohen në jetën e përditshme, ata janë në gjendje të bëjnë atë që shum pak fëmijë të tjerë munden  në kushtet e tyre.

Të ndihmuar edhe nga Ilmi Bajrami i cili ka autorizuat postimin e fotove, voglushët e Malësis, japin mesazhin e qartë se ata meritojnë më shumë përkushtim dhe kujdesë nga institucionet përkatëse për plotësimin e kushteve arsimore që të mund të vazhdojnë me realizimin e ideve të tyre./presheva.com/