SHPËRNDAJE

Altini Latifi jeton në Wels të Austrisë, por vjen nga Rahovica e Preshevës. Ai qysh në këtë moshë ka treguar talentin e tij në futball andaj edhe luan për klubin “Herta” të qytetit të Wellsit.

Ai sa herë që luan ndeshje, tërheq vëmendjen me talentin e tij ku edhe shenon gola. Altini luan në grup moshën U9 për dy vite dhe aty është zgjedhur edhe njëri ndër lojtarët më të mirë.

Altini ka shumë medalje dhe kupa të cilat i ka fituar nëpër turnire të ndryshme!

Edhe trajnerët që e stërvitin Altinin kanë shprehë optimizëm se ai një ditë do të luaj në njërin nga klubet e mëdha. /presheva.com/