SHPËRNDAJE

Ata që mendojnë të marrin një veturë superluksoze me qira për raste të veçanta, ndoshta kanë harruar se ka diçka edhe më të veçantë.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për “tankun limuzinë”, i cili ndoshta është i pari dhe i vetmi në botë, që jepet me qira.

Ajo është e bazuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe menaxhohet nga partnerët e biznesit Nick Mead dhe Tod Chamberlain.

Një histori i tillë thuhet të ketë filluar 30 vjet më parë, kur Mead bleu dy të tillë.

Në atë kohë, qëllimi i tij ishte të mbante njërën dhe të shesë tjetrën, megjithatë, edhe para se t’i dorëzoheshin atij, një kompani kërkoi me qira.

Kjo ishte një shenjë se ai kishte një mundësi të shkëlqyeshme biznesi.

Bëhet fjalë për tankun që thuhet se peshon 17.5 ton dhe ka një shpejtësi maksimale 32 km/orë.

Ndonëse madhësia e tankut nuk është e njëjtë me të një veture, ai kishte vetëm një incident kur ai përplasi pasqyrën e tij të pasme në një furgon në Londër.

Ndërsa sa i përket çmimit, thuhet se çmimi më i ulët me të cilin mund të merret me qira një tank është rreth 1,800 euro.