SHPËRNDAJE

“Çlirimi i shqiptarëve prej pushtetit të BDI-së do të festohet sikur në vitin 1991 kur u çliruan prej Enver Hoxhës”.

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari. Ai është i bindur se partia e Ali Ahmetit pas zgjedhjeve të 12 prillit do të shkojë në opozitë. “Edhe të dalim vetë në zgjedhje, unë besoj që ASH-ja bën rezultat shumë të mirë, mund të dalim 1 deputet para BDI-së. Por, me koalicionim me partitë tjera, më 12 prill do të festohet fitorja dhe unë shumë shpesh e them, çlirimi i shqiptarëve prej pushtetit të BDI-së, do të festohet sikur në vitin 1991 kur u çliruan prej Enver Hoxhës”, u shpreh Taravari.