-4.1 C
Presevo, Serbia
20.01.2021
Ballina ShowBiz Tayna: Më nevojitet vetëm gjysmë ore për të shkruar një këngë bashkë...

Tayna: Më nevojitet vetëm gjysmë ore për të shkruar një këngë bashkë me vijë melodike

SHPËRNDAJE

Reperja e re Tayna, ka shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi bashkë me prindërit e saj në Tajlandë.

Ajo është shumë e pëlqyer për muzikën e saj, dhe është shumë e ndjekur në rrjetet sociale.

Tayna ka treguar se është shumë e lidhur me fansat e saj, ndërsa shpesh u krijon mundësinë e komunikimit.

Së fundmi, ajo iu dha atyre mundësinë që t’i parashtrojnë asaj nga një pyetje në InstaStory, dhe në të kundërt ajo do të përgjigjej.

Njëra nga pyetjet e parashtruar nga një fans/e ishte se “sa kohë i nevojitet asaj për realizimin e një kënge”.

Reperja befasoi me përgjigjen e saj, duke thënë se sa kohë e shkurtër i duhet asaj për realizimin e një kënge bashkë me vijë melodike.

“Varet prej inspirimit. Më së shumti ndoshta gjysmë ore për krejt këngën bashkë me vijë melodike”, ka qenë përgjigja e Taynes.