SHPËRNDAJE

Fondi Humanitar Rahovica, Bashkësia lokale Rahovicë dhe Forumi rinor Rahovica të dielën do të organizojnë manifestimin me moton “Dita e Mërgatës” në fshatin Rahovicë.

Sipas organizatorëve mysafir special do të jenë artistët e mirënjohur nga Kosova si Mirush Kabashi, Leze Qena dhe Shpresa Gashi.

Gjatë kësaj ceremonie do të ketë edhe lojëra argëtuese si mundje krahu, shtytja e gjyles, tërheqje me litar, futboll, poezi, valle e këngë dhe ushqim tradicional në sofra.

Manifestimi me moton “Dita e Mërgatës do të bahet te Penda e Rahovicës, ditën e diel në ora 15:00./presheva.com/