SHPËRNDAJE

Inzaghi

Mbrojtësi i Milanit, Ignazio Abate, ka bërë të ditur se të gjithë lojtarët janë prapa trajnerit Filippo Inzaghi.
Skuadra e Milanit po kalon momente të vështira. Kurse, Filippo Inzaghi rrezikon të shkarkohet nga detyra.

Madje, gjatë javës u përfol se pronari i klubit, Silvio Berlusconi, do ta zëvënëdosj ish sulmuesin me trajnerin e Primavera, Cristian Brocchi.

Por, Mbrojtësi i Rossonerëve, Ignazio Abate, ka bërë të ditur se të gjithë lojtarët janë prapa trajnerit Filippo Inzaghi.

“Ne jemi të gjithë prapa trajnerit. Ne jemi të gjithë shumë afër trajnerit sepse ai na ka mbështetur gjithmonë. Ne do të punojnë edhe më shumë gjatë javës.”, ka deklaruar Abate për Milan Channel.