SHPËRNDAJE

Kënga “Të ka lali shpirt” ka dy vjet që ka dalë në tregun muzikor, e ndërsa tashmë me plot gojën mund të themi se ka vendosur rekord historik.

Hiti “Të ka lali shpirt”, nga Silva Gunbardhi, Mandi dhe Dafi, ende mbetet një ndër më të preferuarat dhe këtë e konfirmojnë mësë miri klikimet.

 

Kënga në fjalë ka kaluar 80 milionë vizita në YouTube, duke u bërë kënga më e suksesshme shqiptare e të gjitha kohërave. Video-ja është lançuar në janar të vitit 2013 dhe brenda pak më shumë se dy vitesh, është bërë hit ndërkombëtar.

Jo vetëm kaq por “Të ka lali shpirt” është bërë remix edhe në Arabinë Saudite, duke qenë edhe kënga e përzgjedhur për vallëzimin e një kandidateje në ArabsGotTalent.

https://www.youtube.com/watch?v=KAwWNGsGpR4