SHPËRNDAJE

Faruk Hadzibegic do të jetë trajner i Kombëtares së Malit të Zi.

Federata e Futbollit të Malit të Zi ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me trajnerin boshnjak.

Hadzibegic do të zëvendësoj vendin e lënë bosh nga serbi Ljubisa Tumbakovic i cili u largua pasi nuk pranoi të luaj kundër Kosovës.

61 vjeçari do të debutoj në shtator në ndeshjen miqësore kundër Hungarisë.

Mali i Zi ka katër ndeshje në dispozicion deri në fund të kualifikimeve dhe situatën në grup nuk e kanë edhe aq të mirë.

Anglezët dhe çekët kanë gjashtë pikë, Kosova ka pesë gjersa Mali i Zi dhe Bullgaria kanë secila nga dy pikë.