SHPËRNDAJE

Udovicki-Kryetaret

Ministresha e vetqeverisjes lokale dhe administratës shtetërore Kori Udoviçki ka thënë se në komunat multietnike në jug të Serbisë duhet të përcaktohet numri i saktë i banorëve, pasi pakica shqiptare masovikisht ka bojkotuar regjistrimin e vitit 2011.

“Duke u kthyer në bisedimet që pati në Bujanoc, Udoviçki ka përcjell përshtypjen se në këto komuna multietnike ekziston gatishmëria për vazhdimin e bisedimeve të ndërprera për shtatë temat e definuara nga viti 2013, ndërmjet qeverisjes lokale, përfaqësues të pakicave dhe Qeverisë Serbisë” thuhet në njoftim të ministrisë për vetadministrim publik, transmeton presheva.com.

Udoviçki ka thënë se për të zgjidhur të gjitha çështjet, është e nevojshme që të zgjidhen problemet që do të përpshpejtojnë zgjidhjen e problemeve në gjyqësi, arsim, shëndetësi si dhe të përcaktohet numri i banorëve në këto komuna pasi pakica shqiptare ka bojkotuar masovikisht zgjedhjet e vitit 2011.

Ajo ka theksuar se pret mbështetjen e të gjithë palëve të interesuara, duke përfshirë edhe organizatat ndërkombëtare për gjetjen e zgjidhjes së favorshme për të gjitha palët, e cila do të tregoj gjendjen reale. /presheva.com/