SHPËRNDAJE

Duke folur për numrin e përsonave të infektuar nga virusi Korona në Sërbi dhe situatën nëpër spitalet ku janë të shtruar të infektuarit, Preseidenti i Sërbisë Aleksandër Vuçiç, ka paralajmëruar masa edhe më të ashpra, deri të mbyllja e kufijve rrugorë, hekurudhor dhe ujorë.

Sipas Vuçiçit, spitali infektiv tashmë është përplotë me pacientë, ndërsa ditëve në vijim pritet numër edhe më i madh i të infektuarve.

“Do të ndërmarim masa edhe më të ashpra, që nga nesër në ora 8 të mëngjesit (e premte 20 mars), të gjitha vendkalimet kufitare për trafikun rrugor, hekurudhor dhe ujorë do të mbyllen.

Me përjashtim të mauneve të transportit, askush nuk mund të hyjë më në territorin e Serbisë” ka thënë  Vuçiç, duke shtuar se 81.180 qytetarë tanë, kryesisht nga Gjermania, Austria, Italia dhe Franca, kanë ardhur në Serbi javët e fundit./presheva.com/