SHPËRNDAJE

Për të premten në ora 10:00 është caktuar seanca konstituive e përbërjes së re të Kuvendit Komunal të Bujanocit.

Seancën, sipas Rregullores e ka ftuar këshilltari më i vjetër, Stojança Arsiq. Nuk dihet a janë deponuar nënshkrimet e nevojshme të këshilltarëve të rinj për caktimin e kësaj seance dhe nga cila parti vijnë ato.
Në rend të ditës, përveç raportit të Komisionit Konunal dhe betimit solemn të këshilltarëve është paraparë edhe zgjedhja e kryetarit të ri të Kuvendit Konunal të Bujanocit, zëvendës kryetarit dhe sekretarit të këtij organi.
Vlen të thuhet se pas zgjedhjes së drejtuesve të Kuvendit Komunal menjëherë mund të caktohet seanca tjetër për zgjedhjen e kryetarit të komunës, zëvendëskryetarit dhe anëtarëve të Këshillit Komunal.