SHPËRNDAJE

Është i ngulitur mendimi që gjatë dietës është e nevojshme të eliminohen të verdhët e vezëve dhe se nga vezët të hahet vetëm të bardhët

Mirëpo, pikërisht është e dëshirueshme e kundërta.

Të verdhët e vezëve janë të pasura me vitaminë D, e cila ndihmon në absorbimin e kalciumit, por i cili nuk është aq i përfshirë në artikuj ushqimorë, me atë rast përmbajnë edhe proteina dhe holini – ndihmon në rregullimin e funksionit të mëlçisë.

Të gjitha këto e bëjnë përbërës të ushqyeshëm i cili nuk ju shton peshë, ndërkaq plotëson nevojat e organizmit me “elemente” të shëndetshme dhe krijon ndjenjën e ngopjes.

Të verdhët e vezëve ndihmon në rritje dhe zhvillim të shëndoshë. Me rëndësi është të jenë mirë të pjekura dhe të fërguara gjatë konsumimit.

Në rast të dietës, posaçërisht është e dëshirueshme që të hani në mëngjes, të ziera apo të fërguara, sepse atëherë absorbohen mirë, japin energji dhe zvogëlojnë apetitin.

Skadenca e vezëve mendohet se është 28 ditë pasi ka dalë nga pula. Por në të vërtetë nëse ato ruhen në vend të freskët mund të konsumohen edhe pas një muaji.