SHPËRNDAJE

Teatri i Preshevës do të shfaqet me shfaqjen ”Maratonistët” në Komedia Fest që do të mbahet në Gjakovë më datë 21 shtator, ditën e premte duke filluar nga ora 20:00.

Sipas drejtorit të SH.T.K”Abdulla Krashnica ”në Preshevë, Valon Nuhiu Teatri i Preshevës do të shpalos shfaqjen Maratonistët me regji të Kastriot Saqipit dhe asistent regjie të Afeida Boriqi Memeti. Aktorët që do të luajnë në këtë shfaqje janë: Gjelbrim Emini,Valon Nuhiu dhe Artan Ibishi.

Parapërgatitjet për pjesmarrje në këtë festival kanë filluar dy javë më parë. Teatri i Preshevës pakkohë më parë është prezantuar me shfaqjen ”Skicuesi” në Etno Fest ku edhe morri çmimin ”Aktori më i mirë”.

Për Teatrin Preshevarë kjo është hera e dytë që marrin pjesë në Komedia Fest në Gjakovë.

Sipas drejtuesve të institucionit kulturorë Komedia Fest në Gjakovë nuk do të ketë karakter garues por do të jetë i rëndësishëm nga se do të marrin pjesë shumë teatro nga të gjitha trevat shqipëtare./presheva.com/