SHPËRNDAJE

Me moton “Frymëzo Botën, Krijo të Ardhmen”, Samsung duket se na siguron se pas një viti tejet të suksesshëm, nuk do të ketë të ndaluar as në dekadën e re. Por para se të kalojmë ‘tek e ardhmja’ të mbetemi pak tek ‘Galaksitë’ dhe veçoritë e tyre, që i bëjnë smartphone-t më të mirë dhe të pakonkurrueshëm në treg. 

Do të mjaftonte një raport i thjeshtë për të na bindur se 2019 ishte viti i gjigandit të telekomunikacionit, Samsung Electronics. Smartphone-t Galaxy u lavdëruan si pajisjet më të mira të vitit nga mediat dhe agjenci të ndryshme të vlerësimit të teknologjisë konsumatore! Këto dëshmojnë më së miri përkushtimin besnik të kompanisë kundrejt inovacionit dhe cilësisë elitare.

Çdo individ kërkon të bëjë blerje të zgjuara dhe ajo çka konsumatorët pohojnë është blerja e një Samsung Galaxy S10 apo S10+ është më tepër sesa një blerje e mirë, është një investim.

Ky telefon i zgjuar ka rrëmbyer çmimet më të larta të industrisë DisplayMate i klasës A + duke bërë çdo njeri, i fiksuar pas teknologjisë apo jo, të marroset pas tij. Me 100% vlerësime të shkëlqyera në të gjitha kategoritë, Samsung Galaxy S10 është përfshirë në listat më të mira “Best Of” që vlerësojnë telefonat inteligjentë më të mirë të vitit 2019.

Ekrani Quad HD + AMOLED Infinity-O Display 6.4”, Galaxy Buds që u renditën të parët në kategorinë e kufjeve wireless e shumë veçori të tjera të vlerësuara si “Excellent”  kontribuan që ky smartphone të lëvdohej si “Më i miri i VITIT”.

Por viti që lamë pas ishte gjithashtu i shkëlqyer për Samsung Galaxy Note10+. Pasi fitoi çmimin “Ekrani më i Mirë për Smartphone” nga DisplayMate, Note10+ mori reagime të vazhdueshme pozitive në të gjithë mediat e vlerësimeve, i njohur si një ndër pajisjet më të mira të 2019. Veç ekranit, ajo që e diferencon këtë smartphone është padyshim dobia dhe multifunksionaliteti i e S Pen-it të famshëm.

Galaxy Note10+ mori gjithashtu rezultatin më të lartë të vitit në një provë nga përcaktuesit e pavarur të Standardeve DxOMark. Testi, që krahasoi performancën e kamerave me dritë të ulët të katër smartphone-ve më të shitur, renditi të parin Galaxy Note10+ 5G në kategorinë Ultra Wide për “Kamerat më të Mira të Smartphone për vitin 2019”. Galaxy Note10+ 5G gjithashtu mori vlerësimin prej 99 pikësh për kamerën e përparme dhe 117 pikë për kamerën kryesore.

Telefonat e zgjuar të familjes Galaxy (Galaxy S10 5G vendin e parë, i ndjekur nga Galaxy Note10+ 5G, Galaxy S10+ e jo vetëm) janë të vetmit smartphone që kanë arritur një rezultat prej 90% ose më shumë duke iu dhënë edhe titulli “Blerja më e mirë”! Në fund të fundit a nuk është kjo ajo që një konsumator kërkon? Të ndihet i zgjuar dhe fitimtar nga blerja që bën? Të gjitha këto janë përfundime në testet nga botimi i pavarur i Shoqatës së Konsumatorëve Which?.

Si prodhuesi i parë që solli në treg një smartphone me ekran të palosshëm, Samsung ka zbarkuar në terrenin e ri të ekraneve në shumë mënyra, duke vazhduar të sjellë zgjedhjen e përsosur për përdoruesit që kërkojnë që telefonat me cilësi më të lartë të jenë si kreativë edhe argëtues. Samsung ka qenë gjithmonë pionier në dizajnet dhe projektimet inovative të telefonave inteligjentë, dhe 2019 dëshmoi lidershipin e gjigandit të telekomunikacionit në industri. Është motoja e këtij brendi, fryma, filozofia që na siguron që Samsung mbetet gjithmonë zgjedhja e parë, dhe as në dekadën e re nuk do të ketë të ndalur.
“Frymëzo Botën, Krijo të Ardhmen” me Samsung.

Rreth Samsung Electronics

Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me idetë dhe teknologjitë e tij transformuese. Kompania po ridimensionon botën e televizorëve, smartfonëve, pajisjeve që mbahen në trup, tabletëve, aparateve dixhitale, sistemeve të rrjetëzimit dhe memorieve, sistemeve LSI, zgjidhjeve teknologjike dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni faqen e risive më të fundit të Samsung