SHPËRNDAJE

Telegram urimi i kryetarit të këshillit të Bashkësisë islame në Bujanoc Mr. Ragmi ef. Destani,, Ushtruesit të detyrës së Reisit dhe Myftiut të Bashkësisë lslame të Maqedonisë së veriut Hfz. Shaqir ef. Fetahu //

Në emër të Këshillit të Bashkësisë Islame në Bujanoc, i uroj përzemërsisht Hfz. Shaqir ef. Fetahut Myfti i Gostivarit,, pozitën e ushtruesit të detyrës së Reisit të Bashkësisë fetare Islame të Maqedonosë së veriut.
Gjithnjë duke e lutur Allahun që Atij dhe kryesisë të përbërë nga Muftinjtë e tjerë, tu jep ndihmë dhe fuqi që pozitën e islamit, të muslimanëve dhe të Bashkësisë fetare Islame, ta kthejnë në pozitën e merituar në Maqedoninë e veriut.

Duke besuar në përvojën tuaj, kam bindjen se do t’ia dilni mbarë në këtë mision të shenjtë, duke çuar përpara avancimin e Islamit dhe proçeset e Bashkësisë Islame në të mirë të muslimanëve.

Shpresojmë në një bashkëpunim të frytshëm për të mirën e islamit dhe xhemateve tona.

Zoti qoftë me ju dhe ju ndihmoftë
URIME DHE SHUMË SUKSESE

RAGMI DESTANI
Kryetar i këshillit të Bashkësisë Islame në Bujanoc

Bujanoc
28. 05. 2020