SHPËRNDAJE

Kam kënaqësinë që në emrin tim personal dhe në emër të Kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare t’iu uroj gjithë shqiptarëve Ditën e Flamurit. Kjo ditë e shënuar për të gjithë ne, ka qenë dhe mbetet simbol i bashkimit, unitetit, lidhjes, krenarisë, qëndresës dhe vendosmërisë së popullit shqiptar. Nëntori i ka dhënë gjithmonë shpirt historisë sonë. Por, krenaria kombëtare, lidhja shekullore dhe vendosmëria e popullit tonë, më së miri përbashkohen rreth Flamurit Kombëtar më 28 Nëntor.

Bashkë me 106 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, ne sot e festojmë edhe ditëlindjen e komandantit tonë të madh, Adem Jashari, si dhe daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në 106 vjetorin e kësaj dite të shënuar për të gjithë shqiptarët, 28 nëntori i vitit 2018 i gjen shqiptarët më të ngritur se kurrë dhe në rrugë të drejtë për tu bërë një në Evropën e Bashkuar. Me krenari të madhe dhe besim të plotë uroj që këtë ditë ta kremtojmë në paqe dhe të ardhme më të mirë për shqiptarët kudo që jetojnë.

I juaji,

Ragmi Mustafa

Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare