SHPËRNDAJE

Temperaturat në vendin tonë gjatë tri ditëve të para të javës do të arrin deri në 38 gradë celsius, këtë e kanë konfirmuar në faqen zyrtare Instituti Hidrometeorologjik i Serbisë.

Sipas tabelës së publikur në këtë faqe në regjionin e Pçinjës dhe Jabllanicës paralajmërohen njoftime për temperaturat maksimale të ccilat do të arrinë këto ditë që përfshinë zonën e kuqe deri në 38 gradë celsius ndërsa zonën e verdhë me 35 gradë celsius.

Mjekët specialist apelojnë qytetarët që të jenë të kujdesshëm gjatë ekpozimeve në diell në orët e pasdites kur temperaturat janë më të larta sepse ndikojnë negativisht në shëndetit e tyre. Kujdes i veçantë duhet treguar ndaj fëmijëve, të sëmurëve kronik dhe personave të moshuar./presheva.com/