SHPËRNDAJE

Përleshjet kanë shpërthyer sot në mëngjes në kufirin turko-grek, kur forcat greke kanë hedhur një sasi të madhe të gazit lotsjellës dhe topa uji në mënyrë që t’i ndalnin migrantët.

Nga ana tjetër kufitarët turq kanë gjuajtur gaz lotsjellës në anën greke të kufirit, lajmëron AP-ja.

Mijëra emigrantë dhe refugjatë po përpiqen të hyjnë në Greqi këtë javë, pasi para shtatë ditësh Turqia, e cila praktikisht e ka mbrojtur kufirin evropian, vendosi të mos i pengonte emigrantët të kalonin në vendet e BE-së.

Athina këto përleshje ka cilësuar si kërcënim për siguri kombëtare, pretendon Reutersi.

Situata në kufirin grek u bë serioze kur Turqia i lëshoi rreth 130.000 refugjatë dhe emigrantë, të cilët janë nisur për në Evropë me rutën e vjetër ballkanike, e cila në një pjesë të madhe është mbyllur për shkak të krizës së emigrantëve në vitin 2015.

Tensione në kufirin turko-grek ka pasur edhe dje, edhe pse nuk ka pasur hedhje gazi lotsjellës dhe plumba gome si ditëve të kaluara.

Ankaraja dje i ka vendosur 1.000 pjesëtarë të njësiteve speciale policore në kufi me Greqinë në mënyrë që të ndalonin kthimin e emigrantëve në territorin e saj.